‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

‘Përshëndetje, kjo është mafia shqiptare’/ Filmojnë ekzekutimin me dron dhe e postojnë online, tmerrohet Australia

Nga Damian Murphy, 7NEWS Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej këtë javë — dhe më pas e publikuan videon në internet. Jack Cheung, 35 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Carlingford, në veriperëndim të Sidnejt, të mërkurën në mëngjes. Ai u gjet i pajetë në hyrjen e shtëpisë së tij në North Rocks Road, rreth orës 05:30, ndërsa trupi i tij u zbulua vetëm 90 minuta më vonë, kur hidraulikët mbërritën për të punuar në banesë. Disa orë më vonë, detektivët e policisë së New South Wales (NSW) bënë një thirrje publike për pamje nga kamerat e sigurisë (CCTV) dhe kamerat e...