Dinamo e AF Elbasani kërkojnë kualifikimin në Europë si udhëtues
Pa zhgënjimit të Vllaznisë dje me Malishevën 5-0 e për pasojë eleminimi nga turi i parë eliminator i Conference League por dhe fitores historike të Egnatias në Champions përballë Petrokub 6-1, sot dy skuadra të tjera shqiptare të Abissnet Superiore do të luajnë fetet e tyre në Europë. Astana-Dinamo Siti 17:00 dhe BATE Borisov-AF Elbasani në orën 19:00 janë takimet e ditës së sotme me dy skuadrat e Abissnet Superiore që do kërkojnë biletën fituese të turit të parë në Conference League. Më e vështirë për Dinamon e cila do duhet të përbysë rezultatin e sfidës së parë luajtur në ‘Elbasan Arena’ me Astanën ndërsa humbi 1-0. Edhe për Elbasanin vështirsia qëndron. Verdheblutë barazuan 1-1 një javë më parë me BATE Borisov./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al