Pentagoni publikon faturën e luftës me Iranin, ja sa miliardë ka shpenzuar  SHBA

Pentagoni publikon faturën e luftës me Iranin, ja sa miliardë ka shpenzuar SHBA

Pentagoni ka bërë të ditur se kostoja e luftës së SHBA-së kundër Iranit ka arritur në 29 miliardë dollarë, sipas një përditësimi të dhënë të martën nga një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes. Jules Hurst, që ushtron detyrën e kontrollorit në Pentagon, informoi ligjvënësit amerikanë se shifra e re përfshin jo vetëm operacionet ushtarake, por edhe riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara apo të konsumuara gjatë konfliktit. Vlerësimi i fundit tregon një rritje prej 4 miliardë dollarësh krahasuar me fundin e prillit, kur autoritetet amerikane e llogarisnin faturën e luftës në rreth 25 miliardë dollarë. Rritja e kostove vjen në një moment kur tensionet mbeten të larta, ndërsa shqetësimet për një përshkallëzim të ri janë shtuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi programin...