Padia e Veliajt ndaj Ols Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative, kur u caktua gjyqi i ardhshëm
Në datën 3 korrik, ora 13:00 do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për padinë që kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë ndaj prokurorit Ols Dado. Në seancën që u mbajt këtë të premte, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se prej 500 ditësh është i pezulluar nga detyra nga një “noter me pesa”, ndërsa kritikoi mungesën e prokurorit Ols Dado në gjyq. “Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen hapur. Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas...
Burimi:
vizionplus.tv