Origjina e Yamal: “Babai duhej të duronte shumë fyerje nga marokenët pse zgjodhi Spanjën”

Origjina e Yamal: “Babai duhej të duronte shumë fyerje nga marokenët pse zgjodhi Spanjën”

Brenda disa ditësh, Spanja do të nisë rrugëtimin në Botërorin 2026. Me listën përfundimtare të Luis de la Fuente tashmë të përcaktuar, futbollistët po përgatiten për objektivin madhor; fitimin e yllit të dytë botëror në historinë e futbollit spanjoll. Për të treguar historitë pas suksesit të lojtarëve të kombëtares, gazeta “MARCA” ka nisur dokumentarin “Forjados: Cuna de Campeones”, i cili debuton me historinë e Lamine Yamal, një nga yjet më të mëdhenj të Spanjës dhe një nga emrat që pritet të lërë gjurmë në Botëror. Episodi i parë zhvillohet në Rocafonda, lagjja ku u rrit talenti i ri. Aty dëgjohen dëshmitë e fqinjëve, kujtimet e fëmijërisë dhe rrëfimet e njerëzve që kontribuuan në formimin e tij te klubi i futbollit La Torreta. “Ishte ndryshe, kishte diçka...