Conte i jep lamtumirën Napolit: Dy vite fituese me emocione të forta, thjesht faleminderit!

Conte i jep lamtumirën Napolit: Dy vite fituese me emocione të forta, thjesht faleminderit!

3 Qershor 2026 13:53 Alfred Lleshi Antonio Conte i ka dhënë lamtumirën Napolit dhe tifozëve të tij me një mesazh në profilin e tij në Instagram. “Dy vite fituese, me emocione të forta dhe pasion të madh. Thjesht… faleminderit nga zemra Napoli!”, – shkroi trajneri italian, duke përshëndetur për herë të fundit ambientin napolitan. I mbërritur në vitin 2024, Conte e udhëhoqi Napoli drejt fitimit të titullit të katërt kampion në histori dhe, disa muaj më parë, triumfoi edhe në Superkupën Italiane. Megjithëse kishte ende një vit kontratë me klubin, tekniku nga Pulja vendosi t’i japë fund aventurës së tij në stolin e Napolit. Megjithatë, lidhja me qytetin dhe tifozët mbetet e fortë, gjë që u reflektua edhe në komentet e shumta poshtë postimit të tij....