Lautaro Martinez fiton edhe në gjykatë, bie poshtë dëmshpërblimi 8 milionë eurosh për agjentët
3 Qershor 2026 13:48 Alfred Lleshi Lautaro Martínez ka fituar përfundimisht edhe betejën ligjore kundër ish-përfaqësuesve të tij të “NF Consulting”. Gjykata e Apelit e Milanos konfirmoi se sulmuesi argjentinas nuk duhet të paguajë asnjë dëmshpërblim prej 8 milionë eurosh, duke rrëzuar plotësisht kërkesat e agjentëve dhe ribërë të vlefshëm vendimin e shkallës së parë. Vendimi konfirmon sentencën e Gjykatës së Milanos të vitit 2024, e cila kishte refuzuar tashmë pretendimet ekonomike të ngritura ndaj kapitenit të Interit. Si pasojë, Lautaro nuk do t’u detyrohet asnjë shumë ish-agjentëve të tij. Mbrojtja e futbollistit arriti të provojë se kontrata e mandatit, e lidhur me transferimin e sulmuesit nga Racing Club tek Interi në vitin 2018, megjithëse ishte depozituar formalisht pranë Komisionit të Agjentëve Sportivë të FIGC,...
Burimi:
telesport.al