Orges Shehi prezantohet te Prishtina

Orges Shehi prezantohet te Prishtina

Fillimisht me një video e më pas njoftimi zyrtar i FC Prishtina. Orges Shehi emërohet trajner i skuadrës së famshme kosovare. Shehi pas zyrtarizimit: “Kënaqesi e përgjegjësi, kthejmë Prishtinën aty ku i takon…” Njoftimi i Prishtinës: FC Prishtina njofton se ka arritur marrëveshje me trajnerin Orges Shehi, i cili do ta drejtojë ekipin tonë nga sezoni i ardhshëm. Shehi vjen në kryeqytet me një përvojë të madhe në futbollin shqiptar dhe rajonal, pasi gjatë karrierës së tij ka udhëhequr skuadra të njohura si Skënderbeu, Kukësi, Partizani, Ballkani dhe së fundmi Tirana. Gjatë periudhës te Tirana, ai fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë, ndërsa me Skënderbeun triumfoi në Superkupën e Shqipërisë. Për punën dhe sukseset e tij, Shehi është shpallur dy herë “Trajneri i Vitit”...