Reagon Dinamo, ‘Nuk ka largim lojtarësh’
“Dinamo City sqaron opinionin publik se lajmet e ditëve të fundit në media të ndryshme për largim lojtarësh nga skuadra jonë janë të pavërteta. Të gjithë lojtarët që mbyllën sezonin janë nën kontratë deri në fund të muajit qershor. Klubi është i predispozuar për ta vazhduar bashkëpunimin me lojtarët në fund kontrate dhe për këtë qëllim janë bërë bisedime. Presidenti Adrian Bardhi, drejtuesit e klubit dhe stafi teknik janë duke punuar gjithashtu me shumë kujdes edhe për merkaton, për të pasur një Dinamo sa më të forte dhe kompetitive në ndeshjet europiane dhe sezonin e ardhshëm” Post navigation
Burimi:
sportiim.al