Botërori 2027 për vajza/ Shqipëria merr një pikë të merituar në transfertën ndaj Çekisë
Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-1 në transfertë ndaj Çekisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Brazil 2027”. Takimi i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “FK Viktoria” në Pragë ishte i luftuar dhe me ritëm të lartë, ndërsa vajzat kuqezi treguan karakter dhe reagim të fortë pas disavantazhit. Golin e barazimit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armir Grima e realizoi Vanesa Levendi, duke i dhënë Shqipërisë një pikë të merituar në këtë transfertë. Formacioni titullar ishte ky: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Mikaela Metalla, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Vanesa Levendi, Fortesa Berisha dhe kapitenia Megi Doçi. Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat....
Burimi:
sportiim.al