OPINION – “Besa” dhe “Shpresa” si platforma “kthese” në mandatin e katërt apo “melhem” për protestat
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim të gjatë, më shumë se 70 minuta, në takimin e përbashkët të Grupit Parlamentar të PS- së me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar. E gjitha, ishte një qasje e shefit të qeverisë me protestat në shesh që po i afrohen dymujorit, njëkohësisht, duke përvijuar edhe qasjen që qeveria e tij dhe mazhoranca, duhet të kenë me këtë realitet të ri.Në fakt, duke vijuar të jetë mbase artikuluesi më i mirë publik në hapësirën shqipfolëse, Rama tha pikërisht ato, që shumica e veshëve të shqiptarëve kudo ndodhen, kanë dëshirë të dëgjojnë përpara se të bëhen realitet, nëse do të bëhen. Ndoshta ndër herët e rralla në fjalimet e tij, kryeministri nuk preferoi të krahasohej me atë që është...
Burimi:
sarandanews.com