VIDEO – Vihen në pranga 3 persona në Shkodër, një 42- vjeçari iu gjet armë dhe lëndë narkotike…
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar ” SIGURIA”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:• Elzner Kurmemaj, 42 vjeç, banues në Shkodër;• Albion Idrizi, 18 vjeç, banues në Shkodër;• Indrit Avdyli, 18 vjeç, banues në Londër.Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. K., i cili ndodhej në ambientet e një lokali në lagjen “Vasil Shanto”, në Shkodër, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë,...
Burimi:
sarandanews.com