Operacioni ‘Whisper’/ Dalin emrat e të gjithë të arrestuarve, mes tyre Adi Çoba dhe Agron Ganaj

Operacioni ‘Whisper’/ Dalin emrat e të gjithë të arrestuarve, mes tyre Adi Çoba dhe Agron Ganaj

QUOTIDIANO DI PUGLIA Në agim të ditës së djeshme, Drejtoria Hetimore Antimafia (DIA) ekzekutoi operacionin “Whisper”, i cili çoi në 23 masa sigurie ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të dy organizatave të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës midis Shqipërisë, Kalabrisë dhe Salentos. Njëzet e një të hetuar u dërguan në burg, ndërsa dy të tjerë u vendosën në arrest shtëpie, në zbatim të urdhrit të gjyqtares për hetimet paraprake të Gjykatës së Leçes, Valeria Fedele, me kërkesë të prokurores së Drejtorisë Antimafia të Leçes, Giovanna Cannalire. Emrat Masa e arrestit me burg u vendos për: -Angelo Zanzarelli, 52 vjeç, nga Oria; -Myrteza Balliu, 33 vjeç, banues në Scanzano Ionico (provinca Matera); -Francesca Marta Calogiuri, 34 vjeçe, nga Monteroni; -Francesca Caputi, 70 vjeçe, nga...