Aksident në unazën e Fierit, plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në unazën e Fierit, plagoset një i mitur, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Unazën e Madhe të Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një ndërtese. Mësohet se automjeti tip “Ford” ka pësuar një përplasje të fortë, si pasojë e së cilës ka mbetur i plagosur një i mitur, i cili ndodhej në pjesën e pasme të makinës. I mituri është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku sipas informacioneve paraprake po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.