Nga letrat te pakot, si po ndryshon tregu postar në epokën digjitale
Tregu i shërbimeve postare u zgjerua vitin e kaluar dhe volumi i tij arriti vlerën më të lartë historike. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ofruesit e shërbimeve postare vitin e kaluar raportuan të ardhura në vlerën e 4.1 miliardë lekëve, në rritje me 48.6% në raport me vitin 2024. Analizat e AKEP tregojnë se kërkesa në tregun e shërbimeve postare po zhvendoset drejt shërbimeve me kohë të shpejtë dorëzimi dhe me vlerë më të lartë për njësi shërbimi. Rritja e të ardhurave është drejtpërdrejt e lidhur me këtë ndryshim të strukturës së volumit. Edhe pse numri i objekteve në segmentin tradicional është në rënie, të ardhurat rriten për shkak të peshës në rritje të shërbimeve ekspres dhe pakove postare,...
Burimi:
sot.com.al