Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Mundësi investimi, rihapet ankandi i obligacioneve 15-vjeçare

Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rihapjen e ankandit të obligacioneve 15-vjeçare. Shuma e obligacioneve që do t’u ofrohen për blerje investitorëve është 1.5 miliardë lekë. Ankandi do të jetë rihapje e atij të muajit qershor, që pati shënuar një rritje të mëtejshme në yield-in e këtyre instrumenteve. Kuponi dhe yield-i uniform i pranuar u rrit lehtë në 6.22%, nga 5.75% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të muajit prill. Yield-i këtyre instrumenteve ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit 2024. Në ankandin e fundit u vërejt një rënie e kërkesës së investitorëve. Shuma totale e kërkesave ishte rreth 1.41 miliardë lekë, pa plotësuar dot shumën e shpallur për financim prej 2 miliardë lekësh. Sipas informacionit nga...