“Mos ma përktheni të ardhmen!”/ Mesazhi domethënës i djaloshit shqiptar në protestën për gjuhën shqipe në Shkup
Mes mijëra protestuesve në Shkup, vëmendje të veçantë ka marrë edhe ky djalosh i vogël që mban në duar pankartën me mbishkrimin: “Mos ma përktheni të ardhmen!”. Mesazhi i tij është thjeshtë, por i fortë. Ai vjen në një nga momentet më domethënëse të protestës së studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Kjo fotografi është shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar jo vetëm nga pjesëmarrësit në protestë por edhe ndjekësit nga diaspora që po e shohin protestën onlinë dhe njëzëri kërkojnë respektin të të drejtës së gjuhës për brezat e ardhshëm.
Burimi:
sot.com.al