LDK kërkon ndërhyrje nga krimet kibernetike, ngre shqetësim për sulmet online ndaj Osmanit dhe Abdixhikut
Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur shqetësim për sulmet dhe gjuhën ofenduese në rrjetet sociale ndaj figurave të saj politike. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Shkëmb Manaj, ka bërë të ditur se departamenti ligjor i partisë ka dorëzuar një kërkesë në njësinë për krime kibernetike, lidhur me sulme ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Sipas tij, LDK po kërkon ndaljen e këtyre sulmeve dhe kthimin e debatit politik në argumente dhe diskutime normale, duke i cilësuar ofendimet ndaj drejtuesve të partisë si të papranueshme. Ai ka kërkuar gjithashtu që Policia e Kosovës të ndërmarrë masa për të garantuar një fushatë zgjedhore të rregullt dhe pa gjuhë urrejtjeje. Në këtë periudhë, ndonëse fushata zgjedhore nis zyrtarisht më afër datës së zgjedhjeve, partitë...
Burimi:
sot.com.al