Rama takim me kryebashkiakët në Kuç të Vlorës, në fokus Reforma Territoriale
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot, në orën 12:00, një takim në një prej lokaleve në zonën e Kuç-Qeparo, ku në fokus do të jetë Reforma Territoriale. Në takim pritet të marrin pjesë kryetarë të bashkive, ndërsa burime bëjnë me dije se mund të jenë të pranishëm edhe kryetarët e bashkive që pritet të shkrihen ose të bashkohen në kuadër të reformës së re territoriale. Takimi pritet të shërbejë për diskutimin e ndryshimeve të mundshme në ndarjen administrativo-territoriale dhe organizimin e njësive vendore. Detaje të tjera pritet të bëhen publike pas zhvillimit të takimit.
Burimi:
sot.com.al