“Mos e ngri zërin, të flasë edhe mazhoranca”/ Tensione te ‘Territorialja’, Mazniku i merr mikrofonin Boçit, bashkëkryetari demokrat: Mos bëj si kalama, ta mbaroj unë njëherë

“Mos e ngri zërin, të flasë edhe mazhoranca”/ Tensione te ‘Territorialja’, Mazniku i merr mikrofonin Boçit, bashkëkryetari demokrat: Mos bëj si kalama, ta mbaroj unë njëherë

Seanca dëgjimore e Komisionit për Reformën Administrative dhe Territoriale është shoqëruar me debate mes Luçiano Boçit dhe Arbjan Maznikut. Ndërsa bashkkryetari demokrat Luçiano Boçi po mbante fjalën e tij, Mazniku ka ndërhyrë duke i marr mikrofonin ndërsa i kërkonte që fjala t’i kalonte edhe përfaqësuesve nga maxhoranca. Pas përplasjes Boçi la sallën e Komisionit, për tu rikthyer më pas, ndërsa debatet me Maznikun vazhduan sërish. Pjesë nga debati: Boçi: Prit se do e mbyll. Mund ta mbyll se nuk është etike të ma heqësh mikrofonin mua. Mazniku: Kanë folur nga ana e opozitës 2 njerëz rresht, nuk ka folur asnjë nga maxhoranca. Jepjani fjalën tani në këtë moment. Boçi: Urdhër këtu nuk më jep kush. Jua kam thënë edhe njëherë tjetër. Jemi në pozitë të...