“Mocioni i Elisa Spiropalit, valvul shkarkimi. I shërben ambicieve të saj”
Pedagogia Arsejda Gjyli ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se mocioni “Spiropali” është një lëvizje të zgjuar por kryesisht personale dhe ambicioze. Gjyli thekson se deklaratat e Spiropalit vijnë në kulmin e një proteste që ka kaluar tashmë mbi 40 ditë. “Duke qenë se zonja Spiropali më parë ka shprehur edhe pakënaqësitë e saj sa i takon shkarkimit nga pozicioni i ministres për Punët e Jashtme, mosdakordësimin dhe mënyrën se si u pozicionua në çështjen Balluku në votimin në Parlament, të gjitha këto tregonin një rreshtim në një linjë pak më moderuar sesa linja zyrtare e partisë”, tha Gjyli. Ajo vlerëson se koha e zgjedhur nga Spiropali nuk është e rastësishme. “Kjo vjen si një moment i saj personal i cili i...
Burimi:
javanews.al