Kritikat nga raporti i KE-së për ndalimin e arrestimit të Ballukut, aktivisti: Belinda mbrohet nga qeveria!
Aktivisti Edison Lika u ndal te raporti i fundit i Komisionit Europian për shtetin e së drejtës në Shqipëri, duke deklaruar se dokumenti përforcon arsyet pse qytetarët vijojnë protestën kundër qeverisë. Sipas tij, një nga çështjet kryesore të raportit lidhet me rastin e Belinda Ballukut dhe mënyrën se si, sipas raportit, u pengua heqja e imunitetit të saj nga qeveria dhe mazhoranca në Parlament. “E para, në këtë raport thuhet se qeveria shqiptare dhe Parlamenti e ndaluan Prokurorinë e Posaçme t’i hiqte imunitetin një deputeteje, që është Belinda Balluku. Kjo e dëmton rëndë barazinë para ligjit”, tha ai, ndërsa shton se “ne nuk jemi të barabartë para ligjit, sepse Belinda Balluku po mbrohet me çdo kusht nga qeveria e Edi Ramës.” Ai shtoi se, sipas...
Burimi:
sot.com.al