Miratohen 254 aplikimet e para për fermerët, përfitojnë 735 mijë euro kompensim nga TVSH

Miratohen 254 aplikimet e para për fermerët, përfitojnë 735 mijë euro kompensim nga TVSH

Deri tani 258 fermerë kanë aplikuar online në e-Filing për rimbursimin e TVSH-së 10% nëpërmjet vlerës së autofaturave të lëshuara nga grumbulluesit. Nga aplikimet e kryesore, në proces shqyrtimi apo të miratuar janë 254 aplikime me vlerë kompensimi në shumë e 735 mijë eurove. Të dhënat janë bërë publike nga administrata tatimore. Aplikimet nisën më 1 Korrik. Në total sipas të dhënave të administratës tatimore, numri i fermerëve të pajisur me NIPT është 113,470. Pas aplikimit, masa e kompensimit të TVSH-së për fermerët do të llogaritet direkt nëpërmjet vlerës së autofaturave që përpunuesi apo grumbulluesi ka lëshuar për fermerin, si blerës i produkteve bujqësore. Procedurat për aplikim sipas udhëzuesit Aplikimet do të kryhen në e-Filing, fermeri duhet të jetë i pajisur me NIPT dhe të...