Milani mes tensionit dhe ankthit për Champions, protestat nisin, Allegri pa Pulisic mbështetet te Gimenez
Kuqezinjtë nuk e lejojnë dot asnjë hap fals sonte kundër Atalantës: Leao do të jetë në krah të meksikanit Gimenez. Në një natë delikate për sezonin e Milanit, ku kualifikimi në Ligën e Kampionëve mbetet ende në lojë, tensioni te kuqezinjtë është i jashtëzakonshëm. Dje, para selisë së klubit në “Via Aldo Rossi”, kanë nisur protestat kundër pronarëve, ku u shfaqën dy pankarta me mesazhe të qarta: “Të burgosur të një mjedisi të sëmurë: ju lutemi largohuni. Ne tifozët jemi AC Milan”, shkruhej në njërën prej tyre. Ndërsa tjetra rendiste parimet e “Milanizmit”, duke theksuar mbi të gjitha konkurrueshmërinë. Shkurtimisht, Milani duhet të kthehet të luajë për të fituar dhe nuk duhet të kënaqet me një vend të thjeshtë të katërt, të cilin tani duhet...
Burimi:
top-channel.tv