Dhunohet rëndë ish-kryetari i PD-së në Lezhë, përfundon te Trauma/ Autorët i shkuan të maskuar dhe me sende të forta
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë mbrëmjen e kaluar, ku ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit në Zadrimë të Lezhës, është dhunuar. 53-vjeçari, Sokol Toma, është goditur me sende të forta, teksa është dërguar tek Spitali i Traumës për mjekim më të specializuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në autostradën Mamurras-Laç, në Sanxhak. Dyshohet se persona të paidentifikuar e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, teksa ende nuk dihen arsyet përse është dhunuar. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv