Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Irani paralajmëron vendet e Gjirit: Do të keni pasoja të rënda
Iran ka paralajmëruar shtetet e Gjirit Persik se zbatimi i sanksioneve amerikane kundër Teheranit mund të sjellë pasoja serioze për lundrimin e anijeve të tyre në Gjirin e Hormuzit, ndërsa tensionet ushtarake në rajon vazhdojnë të përshkallëzohen. Zëdhënësi ushtarak iranian Mohammad Akraminia deklaroi se anijet që kalojnë nëpër rrugën strategjike tregtare do të përballen me “pasoja të rënda” nëse nuk bashkëpunojnë paraprakisht me Teheranin. Paralajmërimi vjen pasi trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror, është reduktuar ndjeshëm për shkak të krizës së sigurisë në rajon. Ndërkohë, incidentet e sigurisë janë shtuar në Gjirin Persik. Një anije tregtare u godit nga një predhë e panjohur pranë brigjeve të Katar, duke shkaktuar...
Burimi:
top-channel.tv