Meta uron besimtarët për Kurban Bajramin: Na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria…
Presidenti i Partisë së Lirisë nga qelia e burgut ka uruar besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit. Në një mesazh urimi në rrjetet sociale për të gjithë besimtarët, Meta shkruan se vetëm duke sakrifikuar për të mirën e përbashkët ne jetojmë në përputhje me mësimet e shenjta dhe porositë e Profetit. ‘Kurban Bajrami na kujton se vlera e vërtetë e besimit qëndron tek devotshmëria, mëshira dhe përkushtimi i sinqertë ndaj njëri-tjetrit’, shkruan Presidenti i PL. “Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve, por arrin devotshmëria juaj”, përmbyll mesazhin Meta me një ajet Kuranor. Statusi: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve më shumë mirësi, lumturi, begati, dashuri dhe paqe në familjet tuaja! Vetëm duke sakrifikuar për të mirën e...
Burimi:
sot.com.al