“Më duheshin para”, ish-ambasadori italian në pranga për skemën milionëshe të vizave Schengen

“Më duheshin para”, ish-ambasadori italian në pranga për skemën milionëshe të vizave Schengen

Një ish-ambasador italian është arrestuar nga autoritetet në Itali, pasi dyshohet se kishte ngritur një skemë të paligjshme për lëshimin e vizave Schengen ndaj qytetarëve rusë kundrejt pagesave që arrinin deri në 16 mijë euro për person. Fjala është për Piergabriele Papadia de Bottini di Sant’Agnese, ish-ambasador i Italisë në Tashkent të Uzbekistanit i cili e mori drejtimin e kësaj ambasade më 2 dhjetor të vitit 2024. E gjithashtu, atëhere ai mori edhe “menaxhimin e zyrës së vizave”, siç tregoi për hetuesit e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Guardia di Finanza në Romë, Michel, përgjegjësi i zyrës së vizave para ardhjes së ambasadorit. “Rreth mesit të muajit ai urdhëroi futjen në zyrë të Tatiana Tarakanova”, një gruaje ruse 53-vjeçare me shtetësi italiane dhe rezidente në Bullgari, e cila kishte bashkëpunuar më parë...