Mbi 424 mijë vizitorë gjatë muajve janar-maj në muzetë, parqet arkeologjike dhe kalatë
Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në vendin tonë gjatë muajve janar-maj 2026 kanë pritur mbi 424 mijë vizitorë vendas dhe të huaj. Gjatë kësaj periudhe, 143,086 vizitorë janë shënuar vetëm në muzetë kombëtarë në vendin tonë;188,437 vizitorë në parqet arkeologjike dhe 91,559 vizitorë në kala dhe monumente të kulturës. Shifrat për numrin e vizitorëve u bënë me dije një ditë më parë nga Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, që shprehet se ka një rritje të numrit të vizitorëve. “Gjatë muajve janar-maj 2026, institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore kanë mirëpritur plot 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj, duke e kthyer kulturën në një nga historitë më të bukura të suksesit të vendit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vizitueshmëria...
Burimi:
sot.com.al