Tjetërsimi i pronave shkund Kadastrën e Dibrës, goditet celula e falsifikimeve, 14 masa sigurie, në pranga…

Tjetërsimi i pronave shkund Kadastrën e Dibrës, goditet celula e falsifikimeve, 14 masa sigurie, në pranga…

Prokuroria e Dibrës ka firmosur 14 masa sigurie mes të cilave edhe arrest në burg, lidhur me dyshimet për falsifikim dokumentash në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Dibër. Burime për “SYRI TV” bëjnë me dije se mes personave ndaj të cilëve ka masë sigurie, është Daniel Gjurraj, ish-kandidat i Partisë Socialiste në këtë qark dhe bashkëpunëtor i ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës. Gjurraj ka qenë edhe drejtor i transporteve në Dibër dhe është një emër i lakuar për veprime të kundraligjshme përfshirë edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ku babai i tij Esat Gjura u denoncua se  qëlloi me armë zjarri në ajër, ngjarje për të cilën ishte arrestuar. Veprimi ndodhi pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët...