Mbeti jashtë Botërorit, flet Mbappé: Më vjen shumë keq, e dua Italinë. Komb i madh futbolli
6 Qershor 2026 13:01 Alfred Lleshi Botërori i tretë i Kylian Mbappé do të jetë i pari si kapiten i Francës. Në Amerikën e Veriut ai synon tri rekorde: të kalojë Olivier Giroud si golashënuesi më i mirë i Francës, Just Fontaine për golat në një Botëror dhe rekordin e Miroslav Klose (16), ndërsa ka 12 gola në finalet e këtij kompeticioni aktualisht: “Ky Botëror është një mundësi për shumë vende që nuk do të kualifikoheshin nëse do të ishte ende me 32 finalistë. Është një mundësi e jashtëzakonshme për shumë kombëtare. Edhe pse duhet ta them; më vjen shumë keq për Italinë që mungon”. Mbappé pranoi se është i trishtuar për mungesën e Italisë në Botëror, i treti radhazi: “Unë jam shumë i lidhur...
Burimi:
telesport.al