Elseid Hysaj nderohet nga presidenti Duka, mbrojtësi shqiptar ka vendosur rekord te Kombëtarja

Elseid Hysaj nderohet nga presidenti Duka, mbrojtësi shqiptar ka vendosur rekord te Kombëtarja

Elseid Hysaj ka hyrë në historinë e Kombëtares shqiptare të futbollit. Mbrojtësi shkodran ka vendosur rekord për sa i përket numrit të ndeshjeve që ka mbajtur veshur fanellën kuqezi. Lojtari i Lacios është i vetmi futbollist që ka arritur shifrën e 100 paraqitjeve me ekipin kombëtar. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur ta nderojë lojtarin shqiptar për këtë arritje të veçantë në karrierë. Përpara nisjes së miqësores me Luksemburgun, presidenti Duka i ka dorëzuar Elseid Hysajt një fanellë të Kombëtares me numrin 100 pas saj, duke i simbolizuar kështu edhe numrin e ndeshjeve që ka i veshur me ngjyrat kuqezi./Sport Ekspres/