Beshiktashin e merr trajneri Italiano, shans për Asllanin të kthehet në Stamboll
Merkato për lojtarët shqiptarë po jep sinjale të forta që në ditët e para të saj. Në fakt, nga lojtarët e Kombëtares vëmendjen më të madhe e mori Armando Broja, i cili ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë sezonin e ri. Madje Broja, pjesë e Bërnlit, mund të dalë në shitje ose të huazohet, dhe Bërnli sipas medivave angleze dëshiron të fitojë sadopak, të paktën gjysmën e shumës që ka paguar për të nga Çelsi. Edhe lojtarë si Nedim Bajrami, Sherri, Simoni, Ajeti, Uzuni etj, ende nuk e kanë ndarë mendjen plotësisht për sezonin e ri. Ndërkohë, Kristjan Asllani është zyrtarisht edhe një herë një futbollist i Interit, pasi Beshiktashi nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij...
Burimi:
sot.com.al