Shqipëria “braktiset” nga tifozët. Luksemburgu e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)
Në një stadium të boshatisur si kurrë më parë, pjesa e parë e miqësores mes Shqipërisë dhe Luksemburgut është mbyllur 0-1 për miqtë. Rolando Maran në ndeshjen e tij të dytë në krye të kuqezinjve, e nisi sonte me këtë formacion titullar: Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni. Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku Daniel Sinani gjeti golin, pas një asisti të Aimar Dardari, i cili kaloi me shumë lehtësi mbrojtjen tonë. SHIKOGOLIN Përsa i përket golashënuesit, Daniel Sinani, megjithëse mbiemri i tij mund të tingëllojë shqiptar dhe familja e tij vjen nga Kosova, ai identifikohet si goran dhe jo si shqiptar. Këtë gjë e ka thënë disa herë publikisht. Minutat në vijim nuk sollën ndonjë rast...
Burimi:
telesport.al