Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani, ku bëri lëshime Uashingtoni dhe cilat janë sfidat për Izraelin
Një memorandum mirëkuptimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, i nënshkruar nga presidenti amerikan Donald Trump, synon t’i japë fund përplasjeve ushtarake dhe të hapë rrugën për një fazë të re negociatash mbi programin bërthamor iranian dhe sigurinë në Lindjen e Mesme. Sipas dokumentit, palët angazhohen për ndërprerjen e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, si dhe për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të njëra-tjetrës. Për Izraelin, kjo konsiderohet një nga pikat më shqetësuese të marrëveshjes. Qeveria e Netanyahut nuk dëshiron që çështja e Iranit të lidhet me situatën në Liban. Gjithashtu, ajo kundërshton çdo mundësi që Hezbollahu të përfitojë indirekt nga kjo marrëveshje dhe nuk pranon që veprimet e ushtrisë izraelite të kufizohen nga një marrëveshje në të cilën Izraeli nuk...
Burimi:
vizionplus.tv