Marjana Koçeku sulmon Ramën në median britanike: Kjo qeveri nuk mund ta ndryshojë Shqipërinë. Do dalin edhe deputetë të tjerë…
Marjana Koçeku, deputete e pavarur dhe ish-anëtare e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka dhënë një intervistë për median britanike Britannia Daily, ku ka folur për arsyet e largimit të saj nga mazhoranca, protestat qytetare dhe krizën politike në Shqipëri. Në një nga deklaratat më të forta që prej shkëputjes nga PS, Koçeku shprehet se qeveria e Edi Ramës nuk është më në gjendje të sjellë ndryshimin që kërkojnë shqiptarët, ndërsa protestat i cilëson si shprehje të humbjes së besimit të qytetarëve te institucionet dhe politika. Një nga deputetet më të reja të Kuvendit, Koçeku thotë se vendimi për t'u larguar nga Partia Socialiste erdhi pas zhgënjimit me mënyrën se si funksionon pushteti dhe me mungesën e llogaridhënies. Ajo thekson se protestat masive vetëm sa...
Burimi:
syri.net