Tellalli dhe monologuesi
Qeveria sheh një Shqipëri që po zhvillohet dita-ditës. Protestat janë keqkuptime nga ata që nuk e kuptojnë zhvillimin. Pakënaqësitë janë ekzagjerime. Bizneset, ndoshta, nuk po i lexojnë si duhet sukseset. Ndoshta korrupsioni është thjesht perceptim. Ndoshta burokracia është një formë moderne efikasiteti. Ndoshta konkurrenca e pandershme është inovacion. Dhe ndoshta, në fund të fundit, të gjitha problemet që raportojnë qytetarët dhe bizneset janë thjesht zhurmë që pengon dëgjimin e lajmeve të mira. Ooo milet, dëgjoooni dhe merrni vesh! Rritja ekonomike e Shqipërisë ka arritur në 8%. Të ardhurat për frymë kanë kaluar të gjitha vendet e rajonit dhe kanë kapur mesataren e Bashkimit Europian. Paga mesatare ka arritur në 1,500 euro në muaj. Pensionet janë 700 euro. Bilanci tregtar ka kaluar në suficit, pasi eksportet,...
Burimi:
syri.net