Manchester City nuk fal, Palace e dorëzuar sbën rezistencë dhe mban garën e titullit ende të hapur (RENDITJA)

Manchester City nuk fal, Palace e dorëzuar sbën rezistencë dhe mban garën e titullit ende të hapur (RENDITJA)

Manchester City nuk dorezohet per titullin dhe arriti nje fitore bindëse 3–0 ndaj Crystal Palace në një ndeshje ku dominimi i skuadrës së Pep Guardiolës ishte i qartë nga fillimi deri në fund. Kjo ishte një ndeshje e mbetur në kalendarin dhe vjen në një moment vendimtar të sezonit, me vetëm edhe dy xhiro të mbetura deri në përfundim të kampionatit. City e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe kontroll të plotë të posedimit, duke e shtyrë Crystal Palace në fazë mbrojtëse të vazhdueshme. Goli i parë erdhi në minutën e 32-të, kur Antoine Semenyo finalizoi një aksion të rrjedhshëm brenda zonës me një goditje precize në cepin e poshtëm të portës për 1–0. Në pjesën e dytë, Manchester City e rriti presionin dhe...