(VIDEO) Në Romë feston Interi, Chivu si Jose Mourinho. Zikaltër finalizuan dopietën titull-kupë

(VIDEO) Në Romë feston Interi, Chivu si Jose Mourinho. Zikaltër finalizuan dopietën titull-kupë

Interi është fituesi i Kupës së Italisë per here te 10-te ne histori, pasi në finalen e luajtur ndaj Lazios në ‘Stadio Olimpico’ triumfoi me rezultat 2-0. Zikalterit e nisën ndeshjen me presion dhe e gjetën shpejt avantazhin. Në minutën e 14-të, Lazio u ndëshkua nga një gabim fatal, kur Adam Marusic, i çorientuar në mbrojtje, devijoi topin me kokë në portën e vet për 0-1. Interi vazhdoi ta kontrollojë ritmin dhe e dyfishoi epërsinë në minutën e 35-të, kur Lautaro Martinez u shërbye në mënyrë perfekte, doli “një kundër një” me portierin dhe finalizoi saktë në këndin e majtë të poshtëm për 0-2. Lazio tentoi të rikthehej në lojë me goditje nga distanca dhe aksione në zonë, por pa efikasitet. Isaksen (45’) dhe Noslin (58’)...