Locatelli rinovon deri më 2030: Gjithçka nisi nga një ëndërr fëmijërie, Juve është ekipi im i zemrës

Locatelli rinovon deri më 2030: Gjithçka nisi nga një ëndërr fëmijërie, Juve është ekipi im i zemrës

18 Prill 2026 8:08 Alfred Lleshi Historia mes Juventusit dhe Manuel Locatellit do të vazhdojë deri në vitin 2030. Mesfushori i rritur te Milani, prej 5 vitesh bardhezi, rinovoi kontratën me klubin torinez. Në njoftim thuhet: “Që nga prezantimi më 2021, Manuel ka bërë një rrugë të gjatë, duke fituar menjëherë besim dhe hapësirë, duke u bërë sezon pas sezoni pikë referimi brenda dhe jashtë fushe. Sot, me 224 ndeshje, 9 gola dhe 17 asistime, rrugëtimi i tij tregon rritje të vazhdueshme, ekuilibër dhe përkushtim total. Lidhja e tij me këto ngjyra shkon përtej fushës. Tifoz që fëmijë, tani kapiten, Manuel e ka jetuar Juventusin si një ëndërr për t’u realizuar dhe mbrojtur”. Damien Comolli shtoi: “Rinovimi është vazhdim i natyrshëm i rritjes së lidershipit të...