Gjyqi për vdekjen e Maradonës, ish-mjeku personal mohon akuzat: Ja çfarë problemesh kishte

Gjyqi për vdekjen e Maradonës, ish-mjeku personal mohon akuzat: Ja çfarë problemesh kishte

Në Argjentinë vazhdon procesi i ri gjyqësor për vdekjen e Diego Armando Maradona, pasi i pari u anulua për shkak të një skandali me një gjyqtare. 7 punonjës shëndetësorë janë të pandehur, mes tyre neurokirurgu Leopoldo Luque, i cili, pothuajse në lot, dha versionin e tij në gjykatë. “E doja, ishte mik imi”, – tha mjeku, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia, duke kundërshtuar autopsinë dhe shpallur pafajësinë: “Më vjen shumë keq për vdekjen e tij, por nuk jam përgjegjës. U njohëm më 2016-2017. Krijuam një lidhje, sepse të dy u rritëm në lagje të varfra dhe luanim futboll në të njëjtat vende. Me kohën e pashë si njeri, por në fillim ishte Zot për mua”. Sipas Luque, gjatë pandemisë gjendja e Maradonës u përkeqësua:...