‘Lironi Çunat!’ Protestuesit ulen këmbëkryq para Prokurorisë së Tiranës

‘Lironi Çunat!’ Protestuesit ulen këmbëkryq para Prokurorisë së Tiranës

Protestuesit janë ndalur para Prokurorisë së Tiranës dhe bëjnë thirrje për të liruar djemtë e arrestuar dje gjatë protestës para parlamentit. Protestuesit janë ulur këmbëkryq ndërsa thërrasin: Lironi Çunat. Sot për të 34 ditën me rradhë qytetarët kanë vazhduar rezistencën dhe protestën e tyre me kushtin e panegociueshëm, dorëheqjen e kryeministrit Rama. Me anë të një deklarate protestuesit i kërkuan policisë të japë shpjegime dhe të mundësojë hetim të pavaruar për tejkalim të kompetencave. Një prej protestuesve përcolli një mesazh mbështetjeje nga ana e Partive Popullore Evropiane, teksa pas më shumë se 2 orësh qëndrimi, qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, me thirrje për bashkim në protestën mbarë kombëtare të së shtunës.