Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen e madhe? Nis Ferma VIP 3, emocione dhe surpriza, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen e madhe? Nis Ferma VIP 3, emocione dhe surpriza, ndiqeni LIVE në Vizion Plus

Nis gjysmëfinalja e Ferma VIP 3 në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus. Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, Ferma VIP 3 është tashmë spektakli më i ndjekur në të gjitha trevat shqipfolëse. Vetëm 5 ditë larg finales madhështore, në natën e sotme priten emocione të forta, surpriza dhe momente që do të mbahen mend gjatë. Kush do t’i bashkohet Mozës në finale? Kush do të sigurojë një biletë për natën e madhe të 15 qershorit mes Visit, Dj Bujakës dhe Ilirit, dhe kush do të detyrohet të heqë dorë nga ëndrra vetëm një hap larg finales? Veç shpalljes së pesë finalistëve sot dy prej fermëreve do të ndërpresin lojën duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh. Debate dhe diskutime gjithashtu...