Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, ja disa mënyra për ta marrë magnezin pa pasur nevojë për suplemente

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, ja disa mënyra për ta marrë magnezin pa pasur nevojë për suplemente

Suplementet me magnez janë ndër më të përdorurat dhe sipas The Washington Post kjo nuk është rastësi. Ekspertët thonë se magnezi luan rol shumë të rëndësishëm për shëndetin. Ai ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe nivelit të sheqerit, mbështet sistemin imunitar dhe shëndetin e muskujve, si dhe ndihmon për gjumë më të mirë. Magnezi qetëson sistemin nervor, relakson trupin dhe ndihmon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Mungesa e rëndë e magnezit është e rrallë dhe zakonisht lidhet me sëmundje si problemet me veshkat, sëmundja e “Crohnit” apo çrregullime të tjera të metabolizmit dhe tretjes, të cilat e bëjnë më të vështirë përthithjen e tij. Nëse një person është i shëndetshëm, edhe nëse nuk merr mjaftueshëm magnez, trupi përpiqet të kompensojë. Për...