Dua Lipa ndan me botën vendet që duhet t’i vizitojnë në Prishtinë

Dua Lipa ndan me botën vendet që duhet t’i vizitojnë në Prishtinë

Dua Lipa ka ndarë me botën një përzgjedhje të vendeve të saj të preferuara, të cilat ua rekomandon edhe vizitorëve që duan të njohin më mirë qytetet ku ajo ka qenë. Në këtë listë, natyrisht, nuk mungon as Prishtina. Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Google Maps dhe Service95. Përmes tij, nëse kërkoni në Google Maps, mund të zbuloni lehtësisht vendet e përzgjedhura nga artistja, përfshirë edhe ato në Prishtinë. Ndër rekomandimet e saj në kryeqytet është Galeria Kombëtare e Kosovës, një hapësirë e rëndësishme arti që pasqyron krijimtarinë bashkëkohore dhe historinë kulturore të vendit. Për të përjetuar më nga afër jetën e përditshme të qytetit, ajo sugjeron edhe vizitën te Tregu i Gjelbër, një nga zonat më të vjetra tregtare të Prishtinës. Pranë tij...