A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Vizion Plus

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Vizion Plus

Ditën e sotme kryedemorkati Sali Berisha deklaroi se i është hequr non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). Pas interesimit të Vizion Plus, Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se ndaj Sali Berishës janë bërë përjashtime “waivers”. “Departamenti i Shtetit ka bërë përjashtime (waivers) për disa përcaktime/sanksione sipas nenit 7031(c), të vendosura nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar”, deklaroi një zëdhënës i DASH për Vizion Plus. Çfarë është waivers? Ku term do të thotë që Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të heqë ose pezullojë përkohësisht efektin e disa sanksioneve/kufizimeve, edhe pse ato ishin vendosur më parë sipas nenit 7031(c), sepse e konsideron se kjo i shërben interesit kombëtar të SHBA-së. Neni 7031(c) përdoret nga SHBA për...