“U kurova falë rrjeteve sociale, jo falë sistemit”/ Dajana Kalo i përgjigjet Ramës
Reagimi i influenceres dhe modeles Dajana Kalo ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për blogerët dhe influencerët ka ndezur debat në rrjetet sociale. Por ndryshe nga shumë reagime të tjera, fjala e saj vjen nga një histori personale që pak muaj më parë tronditi opinionin publik. Në janar të këtij viti, Dajana Kalo u përball me një nga betejat më të vështira të jetës së saj, pasi pësoi një hemorragji cerebrale si pasojë e një Malformacioni Arteriovenoz (MAV), një gjendje e rëndë që kërkonte ndërhyrje të specializuar urgjente. Në atë kohë, familjarët e saj denoncuan publikisht vonesat dhe mungesën e shërbimit në QSUT, ndërsa rasti i saj u kthye në simbol të debatit mbi gjendjen e sistemit shëndetësor shqiptar. Sipas denoncimeve të bëra atëherë, 25-vjeçarja...
Burimi:
ntv.al