Kosova po mbetet e izoluar, Serbia po forcon partneritetin strategjik me SHBA-në

Kosova po mbetet e izoluar, Serbia po forcon partneritetin strategjik me SHBA-në

Ish kryeministri i Kosoves Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kosova po humb mundësi të rëndësishme për forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Serbia, sipas tij, po avancon bashkëpunimin strategjik me Uashingtonin. Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se, ndonëse Kosova konsiderohet një nga vendet më proamerikane, dialogu strategjik me SHBA-në mbetet i pezulluar. Hoti gjithashtu kritikoi edhe vendimin e Kosovës për të mos iu bashkuar rrjetit rajonal të gazit, përmes të cilit synohet shpërndarja e gazit amerikan në rajon. Sipas tij, ndërkohë që Kosova ka refuzuar këtë projekt, Serbia tashmë ka hyrë në marrëveshje të rëndësishme energjetike, përfshirë edhe importin e gazit amerikan. Në fund, ai paralajmëroi se, nëse kjo qasje vazhdon, Kosova rrezikon të mbetet e izoluar si në...