“Konsum rekord”, kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë
Shqiptarët po vërshojnë masivisht në Maqedoninë e Veriut për të blerë karburant me çmim më të lirë. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, i cili deklaroi se konsumi i naftës ka arritur rekordin e mbi 2 milionë litrave në ditë për shkak të blerjeve në kufi. “Arsyeja për këtë është se disa qytetarë nga vendet fqinje vijnë në Maqedoni për të furnizuar me karburant, veçanërisht në zonat kufitare. Presioni më i madh është në kufijtë veriorë, jugorë dhe perëndimorë, pasi çmimet e naftës dhe benzinës në vend janë më të ulëta krahasuar me disa nga vendet fqinje,” tha Mickoski. Të dhënat zyrtare nga qeveria e Maqedonisë së Veriut tregojnë se konsumi ditor i naftës është rritur me mbi 40 për qind krahasuar...
Burimi:
javanews.al