Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

Trump zbulon lëvizjet e fundit të Iranit: Do të na paraqesë një propozim, por do ta shohim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me Reuters se Irani planifikon të paraqesë një propozim që synon “përmbushjen e kërkesave amerikane” në negociata. “Ata po paraqesin një propozim dhe do ta shohim. Irani dëshiron të flasë dhe të shohë nëse mund të arrijmë një marrëveshje”, tha Trump. Kur u pyet se me kë është në kontakt SHBA-ja, Trump u përgjigj: “Nuk dua ta them, por po flasim me njerëzit përgjegjës tani për tani”.